MORI MAQIN QI SHKON RRETH DETIT
Mori maqin, qi shkon rreth detit,
Kah po i qon asker't e mretii?
Do po kajn' e do po knojn'
Hiq s' po dim' kah po na qojn',
Ne Prishtin' kur na kan' que
Krejt taborre na kane marue.
Erdh zabiti me na msue:
Fukara, djem, koki qillue,
Kush a bedel, n'kame m'u que;
Fort n'pare paski lakmue!
Ne maqin na kane ngarkue'
Per Selanik na kane tfillue.
O shkon maqina, moj nane, neper shi,
O rane p'i vin, moj nane, djemt e ri.
O shkoj maqina, moj nane, tue qite tim,
O shum-e thmija, medet, jane mete jetim!
O shkoj maqina, moj nane, neper terr,
O shum- nanat, medet, kajne per djel!
Shkoj maqina, o nane, tuj vrapue,
Ne Selanik, medet, na kane que!
Selaniku, oj nane vija-vija-
Asnji burr, medet, s'met te shpija!
Selaniku, o nane, tela-tela,
Grat tona, medet, meten t' veja!
Mori maqine, ty t' sost zjarmi,
Ty t' sost zjarmi, u kallsh flake!
Nal ta shkruejm' ni leter t' bardhe,
Do ta qojme, medet, ne vilat,
Le ta kenojne, nane, moj hoxhallart.
:'( :'( :'( :'( :'( :'( :'(